Zemra e derrave mund të përdoret për transplant tek njerëzit brenda tre viteve

Zemra e derrave mund të përdoret për transplant tek njerëzit brenda tre viteve

Lajmi u dha nga kirurgu Sir Terence English që kreu transplantin e parë të zemrës te njerëzit 40 vite më parë në Britaninë e Madhe.

Duke folur në 40-vjetorin e operacionit të parë të zemrës, English tha se po synon të zëvëndësojë edhe veshkën e njerëzve me atë të derrave më vonë këtë vit.

Eksperti beson se kjo mund të krijojë baza për transplantime më të ndërlikuara të organeve të kafshëve te njerëzit, proces i quajtur “ksenotransplantimi”.

Nëse rezultati i ksenotransplantimit të veshkave të derrave te njerëzit është i kënaqshëm, mund të ndodhë që gjithashtu të realizohet transplanti i zemrës te njerëzit brenda disa viteve,”-tha 87-vjeçari. “Nëse funksionon me veshkën, do funksionojë edhe me zemrën”, shtoi ai.

Zemrat e derrave kanë një anatomi të ngjashme me ato të njerëzve, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja.

Ataku i zemrës konsiderohet një pandemi globale, me të paktën 26 milion njerëz të prekur në të gjithë botën. Shpresohet se përdorimi i zemrave të derrave mund të ndihmojë në revolucionin se si mjekët do luftojnë sëmundjen.