Kontrabandë me dhi

Kontrabandë me dhi

Një person i dyshuar për kontrabandë është ndaluar dje rreth orës 09:20 në fshatin Debellde të Vitisë.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollimit të kamionit të të dyshuarit janë gjetur pesë krerë dhi, për të cilat ai nuk posedon dokumentet përkatëse.

Me vendim të prokurorit kafshët janë liruar pronarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media