Pasardhësit po mundohen në çdo mënyrë t’i ruajnë traditat

Pasardhësit po mundohen në çdo mënyrë t’i ruajnë traditat

Saksonët ( një fis gjerman që ka prejardhjen nga rajoni i Transilvanisë së Rumanisë, fillimisht pushtuan rajonin, e sot është bregdeti i Detit të Veriut të Holandës, Gjermanisë dhe Danimarkës), janë popull i vjetër në “zhdukje”, që tani mbahet vetëm nga anëtarët e disa familjeve.

Doris-Evelyn Zakel, trashigimare e një shtëpie në fshatin Transilvanian të Țapu, tregoi për BBC news, se ajo vazhdon të ruaj traditën saksioniane e cila ka një histori në vete për rreth 900 vite. Ajo jeton në Zvicër, por rregullisht viziton shtëpinë të cilën e ka trashëguar nga halla e saj, ku përmes mirëmbajtjes dhe kujdesit që ajo tregon për shtëpinë mundohet që ta mbajë gjallë akoma trashigiminë stërgjyshrore. Stërgjysherit e saj kishin qenë ndër kultivuesit më të mire të venës në fshatë ku edhe e shpërndanin me bashkëvendasit e tyre. “Halla ime jetoi këtu për më shumë se 70 vjet, ajo ishte një grua e forte, e sigurt dhe një rrobaqepësese e shkëlqyer” tha Zakel.

Shtëpit bujqësore me ngjyra, portate mëdha të harkuara dhe të dizajnuara për të lejuar kalimin e karrocave të kuajve tregojnë historinë e një populli të harruar.

Linzing, kujdestare e Kishës jeton në Malancrav me burrin dhe dy fëmijët, të cilët flasin në dialektin Sakson, i cili është i ngjashëm me atë të Luksemburgut, ata ende vishen në të njejtën mënyrë pra mundohen që ta ruajnë edhe mënyrën e të veshurit. “Ne duam t’ua kalojmë traditat tona fëmijëve tanë sepse është diçka e bukur. Ne i morëm traditat tona nga prindërit dhe gjyshërit tanë, dhe duam që edhe ne t’ua kalojmë pasardhësve tanë.”, tha ajo.

Në vitin 2017, pas vitesh udhëtimesh ndërkombëtare, një tjetër vendase Marlene Stanciu dhe partneri i saj Alex Herberth, u zhvendosën në fshatin e madh Saxon të Cincu për të jetuar në ish-shtëpinë e gjyshërve të Saksonit. “Kjo shtëpi u ndërtua nga gjyshi im në vitin 1911, ku edhe jetuan derisa vdiqën në vitin 2013. Unë erdha për të pushuar mendjen dhe thjesht u ndjeva mire ngase ndjeva se kjo ishte shtëpia ime, thjesht nuk mund ta shpjegoj këtë lloj lidhje,” u shpreh Stanciu.

Marlene ka studiuar antropologjinë dhe politikën kulturore dhe tani specializohet në zanate tradicionale, ndërsa bashkëshorti Herberth, punon si restaurues dhe hulumton teknikat e lashta artizanale.

Së bashku, ata po ringjallin traditat dhe zanatet e humbura saksoniane përmes konceptit të tyre “Kraft Made”, duke hyrë këtu edhe librat e shumtë të mbetur nga paraardhësit e tyre.

Ndërkohë, çifti po mësojnë aftësi restaurimi siç janë zdrukthtari tradicionale për punëtorët e ndërtimit vendas me shpresën për të kursyer teknikat tradicionale dhe kështu trashëgimininë e pasur arkitekturale të komunitetit.

Përgjatë Transilvanisë, shumë shtëpi të Saksonit mbeten të zbrazëta, të pluhurosura dhe të mbylluara përgjithmonë.

Por edhe komunitetet e braktisura si këto mund të ringjallen pjesërisht.


Në anën tjetër, një tjetër pasardhëse, Carmen Schuster u kthye në fshatin e saj Cincșor, (fshatë në Gjermani).

“Vetëm disa njerëz të moshuar janë këtu dhe ky është një komunitet i vjetër i vogël së bashku me shtetin, kishën dhe ndërtesat, ne duhet të bëjmë diçka me këtë trashëgimi duke e ruajtur atë, duke i bërë edhe vende turistike për vizitorë të ndryshëm, ku ne 10-20 vitet e ardhshme këto mund të jenë një model i qëndrueshëm. Ne e kemi për detyrë të bëjmë diçka përndryshe gjithçka do të humbasë.”, shtoi Schuster, duke iu drejtuar edhe organeve kompetente./21Media