KKTK: Për dhjetë vjet nuk na është dërguar asnjë projekt!

KKTK: Për dhjetë vjet nuk na është dërguar asnjë projekt!

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka mbajtur sot tryezën me temën “Raporti për projektet e investuara në trashëgiminë kulturore nga Ministria e Kulturës në dhjetëvjetëshin 2008 – 2018”. Në një analizë të gjendjes aktuale të trashëgimisë kulturore u kërkua që të respektohet Ligji për Trashëgiminë. Ndërkaq u bë vërejtje ndaj institucioneve për shkak se për dhjetë vjet nuk kanë dërguar asnjë projekt për vlerësim në këtë Këshill./21Media