Në mediat rozë u tha se Travis e tradhëtoi atë

Në mediat rozë u tha se Travis e tradhëtoi atë

Më në fund, Traviss Scott ka thyer heshtjen rreth ndarjes së tij me partneren Kylie Jenner, për të cilën u përfol këtë javë. Çifti u nda javë më parë para njoftimit dhe u përcoll me thashetheme të shumta se Scott po e tradhëtonte atë.

Por, artisti zgjodhi që përmes një storie në Instagram të flasë rreth kësaj, transmeton rtv21.tv

“Me të vërtetë ndikon kur dëgjon gjëra të pavërteta rreth teje. Këto storie të rreme për mua rreth tradhëtisë janë të pavërteta.”, shkroi ai ndër tjerash dhe pohoi se po fokusohet në familjen dhe jetën e tij.

Ndërsa në mediat rozë u spekulua se Kylie Jenner i rregulloi raportet me ish-të dashurin, Tyga, meqë u pa duke dalë nga studio e tij.

Travis dhe Kylie ishin në lidhje që nga viti 2017./21Media