Viktima u bë për spital

Viktima u bë për spital

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në orët e para të mëngjesit në Suharekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast, ka arrestuar tre persona. Sipas policisë të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër K-Shqiptare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje./21Media