Konkurruan gjithsej 4 kandidatë shqiptarë

Konkurruan gjithsej 4 kandidatë shqiptarë

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra të martën më 5 nëntor, janë zhvilluar zgjedhjet lokale. Në këtë këto zgjedhje, pjesë e garës ishin katër kandidatë shqiptarë. Vedat Gashi pati mbështetjen e senatores Shelli  Meyers e të kongresistëve Nita Llovi dhe Elliot Engel. Në këto zgjedhje, në lokacione të tjera, konkurruan edhe Bute Biberaj, Jetlir Kulla dhe Visar Tasimi.

Fitore arritën tre kandidatë shqiptarë:

Buta Biberaj – korri fitore në votime për postin e prokurores së komonuelthit në qarkun loudon, Virginia, SHBA.

Vedat Gashi – fitoi zgjedhjet lokale, duke u zgjedhur ligjvënes në qarkun Westchester në New York.

Jetlir Kulla – fitoi dhe rizgjidhet në mandatin e tretë në postin e aldermanit ( kryeplakut) për distriktin 4, në qytetin Waterbury, në shtetin Connecticut./21Media