Një listë nga Time Magazine

Një listë nga Time Magazine

Të përpilosh listën me librat më të shitur të të gjitha kohërave është disi e vështirë. Në fakt, mezi gjenden të dhëna të besueshme. Mirëpo Time Magazine ka publikuar një listë me librat më të shitur të të gjitha kohërave.

1. A Tale of Two Cities, nga Charles Dickens

Një nga librat më të shitur të të gjitha kohërave. I botuar për herë të parë më 1859, libri ka shitur më shumë se 200 milionë kopje, shkruan rtv21.tv

2. The Lord of the rings nga J. R. R. Tolkien

I botuar për herë të parë më vitin 1954, ky libër ka shitur më shumë se 150 milionë kopje.

Libri i cili ka disa seri është përkthyer edhe në shqip nga Artan Miraka, dhe është botuar nga “Dudaj”. Teksa hija e ligë e Mbretit të Zi po përhapet gjithnjë e më shumë, ushtritë e tij po mblidhen.

Burrat, xhuxhët, elfët, dhe mjekërpemët bashkohen për të luftur kundër Mbretit të Zi. Ndërkaq, Frodoja dhe Semi vijojnë luftën e tyre nëpër Mordor në përpjekjen e tyre heroike për të shkatërruar Unazën e Vetme.

3. Princi i vogël nga Antoine de Saint-Exupery

Dorëshkrimi origjinal i këtij libri ishte në frëngjisht, ndërsa publikimi i parë i historisë u bë në anglisht më 1943. Që atëherë janë shitur 140 milionë kopje.

Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Shpëtim Çuçka dhe botuar nga Toena. “Princi i vogël”, vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944)./21Media