Ata u quajtën si treshja atraktive

 Ata u quajtën si treshja atraktive

Ndonëse dy prej tyre janë të martuar, ndërsa tjetri është në një lidhje pothuajse publike, ata mbeten tre nga meshkujt e pushtetshëm më të adhuruar nga femrat e të gjithë botës.

Bëhet fjalë për Princërit e Mbretërisë së Bashkuar, William e Harry si dhe kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Princërit morën pjesë në shënimin e 100 vjetorit të betejës më të rëndësishme të Luftës së Parë Botërore, në veri të Francës.  Në këtë përkujtim mori pjesë edhe kryeministri kanadez.

Duka e Kembrixhit së bashku me vëllain e tij, Princ Harry, iu bashkëngjiten kryeministrit Trudeau gjatë homazheve të 3600 ushtarëve kanadezë të rënë në këtë betejë.

Megjithatë nga e gjithë kjo, vëmendje të madhe në rrjetet sociale, morën fotografitë ku shihen të tretë së bashku, duke i konsideruar si meshkuj shumë të pashëm e të rëndësishëm në një fotografi. Madje ata u quajtën si treshja atraktive.