Tre miliarderë amerikanë së bashku, më të pasur se gjysma e Amerikës

Sipas studimit më të ri

Tre njerëzit më të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bill Gates, Jeff Bezos dhe Warren Buffett, së bashku kanë një pasuri, e cila është më e madhe se kursimet e 160 milionë amerikanë, dëshmoi studimi më i ri.

Këta tre miliarderë së bashku kanë një pasuri prej 248.5 miliardë dollarë, e që tejkalon vlerën e përgjithshme të pronës së 63 milionë amvisërive në Amerikë. Kjo gjë u konstatua në studimin “Bonanca e Miliarderëve 2017”, i cili u bë nga Instituti Amerikan për Studime Politike, shkruan rtv21.tv

“Një shumë kaq e madhe e parave, e përqendruar në aq pak duar, ndërsa një numër i madh i njerëzve vuajnë, është një gjë e keqe jo vetëm për ekonominë, por paraqet edhe një krizë morale”, thuhet në studim.

Përndryshe, 400 njerëzit më të pasur në Amerikë, kur të llogaritet pasuria e përgjithshme, së bashku posedojnë një pasuri prej 2.68 biliardë dollarë, shumë kjo më e lartë se bruto prodhimi i Francës, Britanisë apo Indisë.

Reduktimet tatimore, të propozuara nga presidenti Donald Trump, me gjasë do të zgjerojnë edhe më shumë hendekun mes të pasurve dhe qytetarëve tjerë amerikanë, pasi që nga këto reduktime do të përfitojnë më të pasurit, respektivisht vetëm një për qind e amvisërive në Amerikë./21Media

Back to top button