Tre mjek të plagosur dhe një i vdekur nga të shtënat në spitalin e Nju Jorkut

Sulmuesi i veshur si mjek ka hapur zjarr në spitalin e Bronx Lebanon, duke plagosur tre mjek

Mediat amerikane raportojnë se nga të shtënat që ndodhën sot në një spital të Nju Jorkut, janë plagosur tre mjek, kurse sulmuesi është qëlluar për vdekje nga forcat policore.

Sulmuesi i veshur si mjek ka hapur zjarr në spitalin e Bronx Lebanon, duke plagosur tre mjek, raporton Reuters.

Personeli mjekësor, për t’i shpëtuar më të keqes, ishin fshehur deri sa sulmuesi qëllonte me armë zjarri, por policia ka arritur ta neutralizojë atë, i cili është gjetur i vdekur në vendin nga qëllonte.

Fillimisht mediat kishin raportuar për dëme të mëdha në spital, pa dhënë sqarime tjera.

Back to top button