Kur mendon larg

Kur mendon larg

Janë akoma 107 ditë deri në Krishtlindje, por një vend tashmë po futet fort në frymën festive.

Tre muaj e gjysmë para ardhjes së Krishtlindjeve, stafi në hotelin “Anija e Vjetër” në Brighton ka mbuluar një pemë krishlindjesh me drita dhe dekorime të tjera duke e vendosur atë në zonën e pritjes.

“Krishtlindja është një ngjarje e përvitshme për hotelin”, tha menaxheri i përgjithshëm Jason Bramwell.

“Hoteli “Anija e Vjetër” do të shërbejë mijëra darka të Krishtlindjeve gjatë periudhës së Krishtëlindjes, kështu që për t’i siguruar të gjitha ato vendet e festave të siguruara në një treg vazhdimisht konkurrues, ne kemi tendencë të mendojmë për mënyra të pazakonta për t’u treguar njerëzve se çfarë bëjmë”, tha menaxheri.

Sipas Bramwell, pema është vetëm një shije e gjërave që do të vijnë, transmeton rtv21.tv.

Duhen tre ditë për të dekoruar hotelin, duke përfshirë disa pemë, me drita vezulluese.

Bramwell nuk është i vetmi që përpiqet të bëjë të pazakonten. Në korrik në mes të një vale të nxehtësisë, “Selfridges” hapi seksionin e saj të Krishtëlindjes, dy ditë më parë sesa bëri vitin e kaluar./21Media