Tre persona arrestohen për “Rrëmbim” dhe “Dhunim” të një 18 vjeçareje

2 min read

Tre persona, shtetas të Kosovës janë arrestuar sot në Mitrovicë për veprat penale “Rrëmbim” dhe “Dhunim”. Për veprën penale “Rrëmbim” janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale “Dhunim”.

“Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, se në orët e mbrëmjes së datës 12 gusht 2022, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.
Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima. Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M., dhe G. B. 21., po hetohen për veprën penale “Rrëmbim”, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale “Dhunim”.” , ka informuar Policia.

Lidhur me veprat penale, sipas PK-së, janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./21Media