Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor

Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor

Tre persona janë lënduar në një aksident i cili ka ndodhur në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për portalin rtv21.tv se në aksident janë përfshirë tri vetura.
Ajo po ashtu ka treguar se tre personat e lënduar po marrin trajtim mjekësor, kurse ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media