Aksident trafiku

Aksident trafiku

Tre zyrtarë policorë mbetën të lënduar si pasojë e një aksident trafiku.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:10 në “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull k-Shqiptar i cili ka qenë duke drejtuar veturën me targa lokale duke mos iu përshtatur distancës ka goditur nga mbrapa një veturë tjetër me targa lokale ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj K-Shqiptarë, zyrtarë policorë”, ka njoftuar policia.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor./21Media