U caktohet masa e ndalimit

U caktohet masa e ndalimit

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë përfunduar intervistat me të dyshuarit e arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Zyrtarëve të arrestuar (togerit policor me inicialet Z.R, rreshterit policor N. G dhe zyrtarit policor L.V) me vendim të prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas një njoftimi për media operacioni i sotëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”.

Me tri arrestimet e sotme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25./21Media