Tre të lënduar në një aksident në Prishtinë

Personat e lënduar po marrin tretmane mjekësore

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 16:00 te menza e studentëve në Prishtinë. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se në këtë aksident janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona.”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button