Të aksidentuarit nuk u mbijetuan plagëve

Të aksidentuarit nuk u mbijetuan plagëve

Tre persona të cilët kishin pësuar aksidente në komunikacion, kanë ndërruar jetë dje në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

Një aksident më të lënduar kishte ndodhur më 14 shtator në Prizren, viktima deri dje ishte duke u trajtuar në QKUK, megjithatë viktima nuk arriti tu mbijetojë plagëve. “Lidhur me rastin me 19.09.2019 është raportuar se viktima mashkull K/shqiptar i cili ishte i lënduar rëndë, ka ndërruar jetë në QKUK”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Një aksident tjetër kishte ndodhur vetëm dy ditë më pas  (16 shtator), në Suharekë. Viktima (femër) ishte duke u trajtuar në QKUK. Ajo vdiq po ashtu dje.

Ndërsa, mbrëmë vonë, një biçiklist është goditur nga një mjet transportues në Shtime. Viktima u dërgua në QKUK por, 30 vjeçari nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kujtojmë se vetëm dje, në territorin e Kosovës kanë ndodhur 61 aksidente trafiku./21Media