Tre të vdekur nga aksidenti në rrugën Prizren-Zhur

Aksident ndërmjet një kamioni dhe veture

Sot rreth orës 11:45 minuta, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në mes të një kamioni dhe një veture të tipit ” Golf” në rrugën Prizren- Zhur, në dalje të tunelit të Autostradës, dhe se kanë humbur jetën tre persona të cilët ndodheshin në veturë.

Vdekjen e tyre e ka konformuar për RTV21 zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi. i cili tha se vdekjen e viktimave e kanë konstatuar mjekët e repartit të Urgjencës në Prizren.

“Ne kemi kontaktuar edhe drejtorin e Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, të cilit ekipi mjekësor i Urgjencës i cili ndodhej në vendngjarje, ia ka konfirmuar gjithashtu konstatimin e tyre për vdekjen e personave që ndodheshin në veturë. Dyshohet, se viktimat janë tre të rinj nga fshati Zhur”, deklaroi Gashi./21Media

Back to top button