Përleshjet vazhdojnë

Përleshjet vazhdojnë

Tre persona kanë humbur jetën nga një zjarr brenda një supermarketi në Santiago gjatë natës së dytë të protestave në Kili.

Dy persona vdiqën në vendngjarje dhe tjetri vdiq pasi u dërgua në spital.

Presidenti i Kilit, Sebastián Piñera ka pezulluar një rritje të tarifave të metros, gjë që ndezi protestat, trazirat kanë vazhduar pavarësisht njoftimit.

Ushtarët dhe tanket u vendosën pasi qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme, transmeton rtv21.tv.

Protestat janë zgjeruar për të pasqyruar pakënaqësinë e përgjithshme për koston e lartë të jetesës./21Media