Tre të vrarë nga një sulm racor

Tre të vrarë dhe një i plagosur në Kaliforni

Tre persona me ngjyrë të bardhë u vranë dhe një tjetër u plagosë, kur një person me ngjyrë i armatosur ka shtënë me armë në një sulm të dyshuar racor në Fresno të Kalifornisë, ka bërë të ditur policia.

Ali Muhammad ka shtënë 16 herë me armë në 90 sekonda të martën, tha shefi i policisë, Jerry Dyer.

Ai bërtiti “Zoti është i madh” në gjuhën arabe në momentin e arrestimit nga policia, por policia thotë se besohet se bëhet fjalë për një krim nga nxitja e urrejtjes dhe nuk ka të bëjë me terrorizëm.

Muhammad, 39 vjeç ka qenë në kërkim të policisë edhe  për vrasjen e një roje të sigurisë jashtë një moteli në qytet javën e kaluar.

I dyshuari kishte  shfaqur në mediat sociale urrejtje për njerëzit e bardhë dhe shprehu pikëpamjet anti-qeveritare, tha policia.

Back to top button