I trefishohet paga Lingardit

Jesse Lingard është një nga futbollistët e akademisë së Manchester United

24 vjeçari ka arritur të depërtojë në formacionin e Manchesterit në dy vitet e fundit, dhe me performancat e tij i ka bindur menaxhmentin e klubit që ta mbajnë atë në radhët e tyre, shkruan rtv21.tv.

Në mënyrë që të mos e lejojnë të largohet gjatë verës së ardhshme United i kanë ofruar kontratë të re 4 vjeçare anësorit të tyre.

Anglezi do të ketë pagë të trefishuar me kontratën e re, duke fituar 100 mijë funte në javë, që ngrisin fitimet e tij në 5.2 milionë funte në vit./21Media

Back to top button