ASK publikon statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë

ASK publikon statistikat afatshkurtra të tregtisë me pakicë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e tregtisë me pakicë, me të dhëna mbi tregtinë me pakicë për tremujorin e fundit të vitit 2019.

Në tremujorin e tretë të vitit 2019 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, rritje kanë tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 12.5%, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara 7.4%, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje 2.2% dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 1.1%.

Ndërsa rënie gjatë këtij tremujori kanë shënuar tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (7.8 %), tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (3.8%), tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (0.9%) dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (0.8%)./21Media