Tregu i kafshëve, cak i hajnave

Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person për vjedhjen e një portofoli.

Vjedhja e një portofoli është raportuar të ketë ndodhur dje rreth orës 10:15 në tregun e kafshëve në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në tregun e kafshëve i ka vjedhur portofolin viktimës mashkull K-Shqiptar”, ka bërë të ditur policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button