Trembëdhjetë ushtarë të vrarë

Gjatë luftimeve me militantët taliban në Afganistan

Zyrtarët afganë kanë njoftuar se 13 ushtarë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur, në luftimet me militantët talibanë në provincën jugore, Kandahar.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes, Daulat Waziri pohoi sot se luftimet kishin ndodhur gjatë natës, pasi militantët kishin depërtuar me dhunë në disa pika të sigurisë së ushtrisë afgane.

Sipas Wazirit, pas disa orëve të luftimeve, talibanët ishin detyruar të tërhiqen.

Ky sulm u bë në periudhën e ofensivës pranverore të talibanëve, të cilën e filluan në fund të muajit prill, duke shkaktuar luftime të reja në gjithë vendin.

 

Back to top button