Rikthehet fuqishëm materiali i kashtës

Rikthehet fuqishëm materiali i kashtës

Çantat e kashtës kanë qenë gjithmonë të preferuara gjatë stinës së verës. Megjithatë gjate viteve të fundit ky lloj i çantave është përdorë më së shumti në plazh.

Këtë vit, rikthehet fuqishëm materiali i kashtës, kryesisht tek çantat të cilat propozohen në model shporte, ose nga ato me dimensione të mëdha, por me detaje ngjyrash që thyejnë dominimin e kashtës.
Modelet e këtij viti janë dizajnuar që t’i përshtaten dhe paradites apo mbrëmjes në qytet.

Të mëdha, komode, të thurura në modele të ndryshme, të zbukuruar me aksesorët, çdo vajzë duhet të ketë një çantë kashte./21Media