Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit

Të paktën 50 njerëz humbën jetën pasi një tren doli nga binarët dhe u përplas në juglindje të Kongos.

E gjitha ndodhi në provincën juglindore herët në mëngjesin e së enjtes, tha Ministri i çështjeve Humanitare, Steve Mbikaji, transmeton rtv21.tv.

Mbikaji tha se aksidenti ndodhi rreth orës tre të mëngjesit, megjithatë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. “Në emër të qeverisë, ngushëlloj familjet e të vdekurve”,  ka shkruar ai në Twitter.

Sistemi hekurudhor në Kongo ka shumë mangësi, me shina të dobëta hekurudhore dhe lokomotiva arkaike, disa të prodhuara që nga viti 1960.

Prej vitit 2017 deri në vitin 2019, rreth 119 njerëz kanë vdekur për shkak të aksidenteve hekurudhore./21Media