Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të miturës

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të miturës

Sot në Klinë, një vajzë e mitur ka vdekur si pasojë e goditjes nga treni.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 17.09.2019, në Klinë rreth orës 12:45, Policia është informuar lidhur me një rast ku dyshohet se është përfshirë treni dhe një person i gjinisë femrore. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit”, ka njoftuar Hoxha.

Autoritetet kompetente janë duke trajtuar rastin./21Media