Në maj përurohet treni më luksoz në botë

Në maj përurohet treni më luksoz në botë

Në vendet e zhvilluara shumë herë shfaqet si diçka e pamundshme, e pa arritshme dhe hera e herës edhe si e pabesueshme. Po rastise të jesh në muajin maj në Japoni dhe natyrisht nëse ke xhep të mbushur me para mund ta provosh udhëtimin me trenin më luksoz në botë, shkruan rtv21.tv

Në këtë tren, i cili na duket se vjen nga një planet tjetër, mund të udhëtojnë përnjëherësh 34 persona, të cilët do të mund të kënaqen me ushqim elitar bazuar në prodhime sezonale dhe krejt ekologjike, ndërsa komoditetin e jashtëzakonshëm do ta përjetojnë në apartamente të veçanta.

Ky tren që tani ka marr nofkën “luks përtej luksit” dhe vërtet është i tillë, siç po e shihni në këto pamje që kanë mahnitur botën!

Në maj do të bëhet përurimi, ndërkohë që bëhet e ditur se disenjator është Okujama, apo disenjatori i njohur i veturave të shtrenjta siç janë Porsche, Ferrari dhe Maserati. Në fotografitë më poshtë mund të shihni se cili është komoditeti në tren, duke u nisur që nga dhomat e gjumit, restorantet, baret që përbejnë një kompleks aq të rehatshëm sa mund ta harrosh hotelin.

Është menduar edhe për evropian të rastësishëm, sepse për të mos mbetur të uritur do të shërbehet edhe ushqim francez.

Për shumicën, udhëtimi me këtë tren do të mbetët si një ëndërr pasi vetëm udhëtimi dy ditor me këtë klasë kushton 2 mijë e 500 euro për person./21Media