Treni ndan në dysh autobusin, 3 të vdekur e 22 të plagosur

Në mesin e viktimave edhe një fëmijë

Tre të vdekur, mes tyre një fëmijë, dhe 22 të tjerë të plagosur, është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur paraditen e së premtes në afërsi të qytetit të Nishit, në Serbi.

Mediat serbe shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në vendkalimin hekurdhor të Nishit, ku një autobus është përplasur me trenin.

Të lënduarit janë marrë nga ekipi i Shërbimit të Emergjencave dhe janë transportuar deri në Qendrën Spitalore Klinike në Nish, ndërsa në radhët e tyre raportohet të jenë edhe disa fëmijë.

Si pasojë e përplasjes me trenin, autobusi është ndarë në dy pjesë.

Back to top button