Lipjani mbetet pa fitore

Lipjani mbetet pa fitore

Sot është luajtur ndeshja e vlefshme për javën e 9-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Trepçës dhe Lipjanit. Trepça ka arritur fitoren e dytë në këtë edicion të Superligës, duke e mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 91:100.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 20:29. Megjithatë, në periodën e dytë, vendësit u kthyen në lojë dhe e fituan 30:19. Çereku i tretë përfundoi me rezultat 24:27, derisa mitrovicasit e fituan edhe çerekun e fundit, 17:25, duke arritur fitoren e dytë.

Më të dalluarit në këtë ndeshje për Lipjanin ishin Demarcus Stucky me 35 pikë, tetë kërcime, 13 asistime, Devaughn Jenkins me 27 pikë e tetë kërcime dhe Marquise Simuels me 21 pikë, katër kërcime dhe tre asistime.

Te Trepça, më të merituarit për këtë fitore ishin Besnik Azemi me 31 pikë e dhjetë kërcime, si dhe Hanes me 31 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.

Trepça ka dy fitore dhe gjashtë humbje, kurse Lipjani tetë humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara./21Media