Jo gjithçka në rregull mes çiftit

Jo gjithçka në rregull mes çiftit

Edhe tri ditë kanë mbetur nga dasma e çiftit të njohur, Bleros dhe Afronës. Dasma e tyre është duke bërë jehonë që nga dita kur zbuluan datën e dasmës, shkruan rtv21.tv

Në bazë të fotografive të postuara në rrjetet sociale çifti duket se kanë dashuri të madhe në mes vete.

Mirëpo, duket se mes çiftit nuk është gjithçka në rregull pasi që ata e kanë larguar njëri-tjetrin nga Instagrami. Mirepo, Blero pak çaste më parë filloi ta ndjekë përsëri Afronën, kurse ajo nuk ka bërë ende ndonjë lëvizje sa i përket kësaj çeshtjeje.

 

Nëse raportet mes çiftit janë në rregull dhe kjo është vetëm ndonjë “zënke” e çastit atëherë çifti pritet që të kurorëzohen më 21 shtator në Shëngjin. Ndërsa, për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen tre emra të njohur të estradës, Ramadan Krasniqi – Dani, Sabri Fejzullahu dhe Shkurte Gashi./21Media