Partizani mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve

Partizani mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Partizanit mbrëmë u mund nga Karabaku në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të evenimentit më të rëndësishëm për klube të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit. Ndeshja, ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të Karabakut.

Ndërsa, sot në fushë do të zbresin edhe tri skuadra shqiptare në Europa League. Kukësi, Teuta dhe Laçi do të provojnë të bëjnë mrekullinë, për t’u kualifikuar në turin e dytë.

Ndeshjet e tyre nuk do të jenë aspak të lehta pasi që Kukësi dhe Teuta, nisen nga humbjet 3:0 në ndeshjet e para, përkatësisht ndaj hungarezëve të Debrecenit dhe letonezëve të Ventspilsit.

Por, e lehtë nuk është edhe sfida e Laçit, që do të luajë në Izrael përballë Hapoel Beer-Sheva. /21Media