Real Madrid kërkon 70 milionë euro për Iscon

Real Madrid kërkon 70 milionë euro për Iscon

Mesfushori spanjoll, Isco është shumë afër largimit nga Real Madridi. Disa skuadra kërkojnë shërbimet e mesfushorit 27 vjeçar.

Sipas Mundo Deportivo, kush dëshiron shërbimet e mesfushorit të Real Madridit duhet të paguajë së paku 70 milionë euro.

Tri ekipet kryesore që kërkojnë kartonin e lojtarit janë Juventusi, Tottenham dhe Manchester City.

Tottenham mund t’iu bëjë ofertën madrilenëve, duke ofruar kështu Eriksenin për shërbimet e Iscos. Ndërsa, Guardiola e shikon Iscon si një lojtar që i përshtatet mënyrës së lojës së tij./21Media