Dua po takohet me vëllain e motrave Hadid

Dua po takohet me vëllain e motrave Hadid

Njëra ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare, Dua Lipa, javë më parë i dha fund lidhjes së saj me Isaac Carew. Dua dhe Isaac kanë filluar lidhjen e tyre të dashurisë në vitin 2015 dhe kanë qenë bashkë për dy vjet. Ata u ndanë në shkurt të vitit 2017, për t’u bashkuar sërish në vitin 2018, shkruan rtv21.tv

Pas ndarjes nga Isaac, në mediat e huaja po raportohet se Dua është takuar disa herë me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar Hadid. Ajo ishte e afërt me vëllain e motrave Hadid, derisa kaluan momente të lumtura bashkë në Los Angeles.

MailOnline kontaktoi palët për koment, por nuk dhanë ndonjë përgjigje.

Në mediat e huaja thuhet se Anwar është tre vjet më i ri se Dua. Ai ka qenë në një lidhje të shkurtër me modelen Kendall Jenner./21Media