Burri e bën për spital bashkëshorten e tij

Burri e bën për spital bashkëshorten e tij

Për 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Dy raste janë shënuar në Prishtinë, ndërsa një tjetër shumë afër kryeqytetit, në Fushë Kosovë, shkruan rtv21.tv.

Dje rreth orës 21:00 është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër.

I dyshuari, sipas Policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa 40 minuta më vonë Policia ka arrestuar një tjetër të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit me vendim të prokurorit.

Rreth orës 22:45 është raportuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia njoftoi se të tri rastet janë duke u hetuar./21Media