Burrat i bëjnë gratë e tyre për spital

Burrat i bëjnë gratë e tyre për spital

Vetëm gjatë ditës së diel në polici janë raportuar tri raste të dhunës në familje, e viktimat që pësuan ishin gratë.

Rasti i parë është raportuar dje rreth orës 05:30 në Viti, ku një burrë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij kishte demoluar orenditë dhe gjësende të ndryshme në shtëpi dhe e ka kanosur atë se do ta djegë edhe shtëpinë. I njëjti është arrestuar.

Rasti tjetër është raportuar në qytetin e Gjakovës rreth orws 08:00. Raportohet se burri ka rrahur fizikisht gruan e tij, e cila edhe është dërguar në spital. “Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar policia. Ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Rasti i tretë i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë rreth orë 10:30. Policia ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij.

“Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar policia.

Me aktvendim të prokurorit tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje./21Media