Tri raste të dyshuara me koronavirus në QKUK

Mostrat e tyre janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për 21Media, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, i cili tha se janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.

“Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim. Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.”, tha Fazliu.

Kujtojmë se dy rastet e fundit të raportuara me koronavirus në Kosovë, rezultuan negativ./21Media

Back to top button