Tri rastet e dyshuara në Kosovë nuk janë me koronavirus

Në Kosovë nuk ka Koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), ka njoftuar se ka rezultuar negativ testi i analizave laboratorike rreth dyshimeve se tre persona janë prekur nga virusi kinez koronavirusi.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 25 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influenza A dhe B. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR të të tre pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për të tri analizat, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 as me Influencë A dhe B”, thuhet në komunikatën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë./21Media

Back to top button