Manchester United, Arsenal, dhe Milan janë të interesuar për Merih Demiral

Manchester United, Arsenal, dhe Milan janë të interesuar për Merih Demiral

Gjatë merkatos dimërore, Merih Demiral pritet të largohet nga Juventusi. Demiral është në listën e disa skuadrave si përforcim i mundshëm, për afatin kalimtar dimëror.

Sipas mediave Italiane, Manchester United, Arsenal, dhe Milan janë të interesuar për shërbimet e 21-vjeçarit.

Kujtojmë që turku iu bashkua këtë verë Juventusit nga Sassuolo dhe nuk është duke gjetur hapësirën e duhur tek klubi i drejtuar nga Maurizo Sarri. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm një ndeshje në kuadër të Seria A./21Media