Tri vajza i goditi makina teksa shkonin në shkollë

Nxënëset morën vetëm lëndime të lehta

Tri vajza u përplasën sot nga një makinë, derisa po shkonin në shkollë. Aksidenti ndodhi rreth orës 08:20 minuta në fshatin Allkaj të Lushnjes.

Tre 13 vjeçaret, nxënëse të shkollës së mesme të bashkuar të fshatit po kalonin rrugën, kur i goditi makina.

Fatmirësisht drejtuesi 33 vjeçar i mjetit arriti të reagojë në kohë, duke zvogëluar shpejtësinë. Nxënëset morën vetëm lëndime të lehta dhe sipas mjekëve janë pa rrezik për jetën.

Policia e Lushnjes, ndaloi drejtuesin e mjetit tip golf, shtetasin Redon Cemeri, i cili aksidentoi nxënëset. Ai u shoqërua në Polici dhe po merret në pyetje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, një këmbësor mbeti i lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin Ura e Gjolës-Ishëm. 52 vjecari u përplas nga një makinë në lëvizje. Ai u dërgua për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia tha se po punon për zbardhjen e rrethanave./oranews

Back to top button