Loxha: Gjykimi i krimeve të luftës të përmbaj tri faza më kredibile

Loxha: Gjykimi i krimeve të luftës të përmbaj tri faza më kredibile

Krijimi i Tribunalit për Krime Lufte në Kosovë aktualisht është i pa mundur përderisa duhet të ketë vullnet nga bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Dhomat e Specializuara janë një sukses i shtetit të Serbisë.

Kështu është thënë sot në panelin e diskutimit “Gjykimi i krimeve të luftës në kohë krize: Zhvillimet e fundit lidhur me Dhomat e Specializuara dhe Tribunali i Propozuar për Krime Lufte në Kosovë”, të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP).

Me këtë rast drejtoresha ekzekutive në GSJP, Arbresha Loxha çështja e krijimit të Tribunalit Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve të luftës të bëra në Kosovë duhet bëhet larg agjendave politike dhe të mos shfrytëzohet për poenë politik, por në fakt çfarë do të duhet të bëhej, është që të ekzistoj një qasje serioze, pra të themelohet një Komision Shtetëror Profesion i cili do të hartonte një kornizë për procesin e gjykimeve të krimeve të luftës në Kosovë.

Loxha tha se e legjislacioni aktual në Kosovë mundëson gjykimin e krimeve të luftës, ndërsa dështimi ose barra për dështimin e mos gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, konsiderohet se bie mbi prokurorin e shtetit, misionin e UNMIK-ut, EULEX-it dhe akterë të tjerë si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë.

Ne konsiderojmë që është me rëndësi që ky proces të përmbaj tri faza në mënyrë që të jetë kredibil: Së pari të realizohet me sukses faza e dokumentimit të krimeve, pastaj faza e hetimit dhe faza e gjykimit. Përveç çështjes së Tribunalit të krimeve të luftës, sot jemi mbledhur të diskutojmë edhe për të rejat se çfarë ka ndodhur mbi zhvillimet e Gjykatës Speciale. GSPJ që nga fillimi e ka përcjell me vëmendje gjithë procesin e kësaj gjykate”, theksoi Loxha.

Deputetja Albulena Haxhiu që është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion tha se ky komision shumë shpejt do të ftojë ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, për të raportuar lidhur me Dhomat e Specializuara.

Haxhiu tha se sa i përket Gjykatës Speciale, që në fillim është kundërshtuar nga Vetëvendosje sepse kjo gjykatë ka qenë një eksperiment për Kosovën, si dhe do të pasqyrojë një luftë jo të drejtë të UÇK-së.

Ndërsa sa i përket Tribunalit, Haxhiu tha se po luhet me ndjenjat e familjarëve të të zhdukurve e që sipas saj është e pamundur të themelohet një Tribunal i tillë.

Mënyra sesi është krijuar Gjykata Speciale, si një gjykatë e pa precedent se do të merret më një etni, me shqiptarët. Të gjitha ato procedurat që parashihen aty, konsiderohen si eksperiment që po i bëhet Republikës së Kosovës. Prandaj, e kemi konsideruar se kjo Gjykatë do të tentoj ta paraqes një pasqyrë të shtrembëruar të luftës së drejtë të UÇK-së”, theksoi Haxhiu.

Profesori i të Drejtës Penale, Avni Puka theksoi se ka një problem tjetër edhe në vet ligjin për Gjykatën Speciale që nuk ishte dashur me ndodhë, ndërsa Tribunali për krimet serbe është i mundur, por jo në këtë kohë.

Gjykata Speciale është sukses i Serbisë, i asaj që ka bërë ndër vite me një raport të Dik Martit, që realisht nuk përmban prova, prandaj kemi këto probleme të Gjykata Speciale. Paralel me një sukses të shtetit serb, është një dështim i shtetit të Kosovës. Një problem ose sfidë më të madhe unë e shoh pikërisht edhe tek ligji, nuk problemi vetëm i praktikës ose edhe i arsyeve pse është ndërtuar kjo Gjykatë, ku po pajtohemi që nuk është dashur të ndodhë. Nuk është e lehtë për të ndërtuar një mekanizëm për të adresuar krimet e luftës, pa marrë parasysh se ne jemi vonuar 20 vjet”, tha Puka.

Ndërsa, avokati Artan Qerkini ka ndarë përvojën e tij personale në ballafaqim me Dhomat e Specializuara, në të cilat tha se ndiqet një procedura jo shumë e zakonshme.

Kodi i procedurës penale nuk aplikohet pran Dhomave të Specializuara, por aplikohen rregullat e procedurës, të cilat janë nxjerrë nga vet gjyqtarët e Gjykatës Speciale ngase një gjë e tillë parashikohet me ligj. Fillimisht duke ushtruar profesionin e avokatit pranë këtyre Dhomave, jam ballafaquar me një urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili për mendimin tim binte ndesh me Kushtetutën e Kosovës, sepse ai cenonte garancitë elementare procedurale të të dyshuarit në procedurën Penale”, tha Qerkini.

Ai theksoi se vet themelimi i Tribunalit për krimet serbe, është politike, ndërsa themelimi i saj nuk është gjë e pamundur nëse ka vullnet bashkësia ndërkombëtare.