Trikoja e artistit të ndjerë u shit të shtunën në ankand

Trikoja e artistit të ndjerë u shit të shtunën në ankand

Trikoja e famshme e këngëtarit të ndjerë, Kurt Cobain u shit 334 mijë dollarë (260 mijë funta) në ankand. Trikoja e djegur me cigare, thuhet se nuk është larë qe gati tri dekada.

Frontmeni i grupit Nirvana, e kishte veshur atë gjatë performancës së tij në MTV “Unplugged” në vitin 1993. Kjo triko nuk ishte larë që kur e kishte veshur ai për herë të fundit, transmeton rtv21.tv

Raportohet se kjo është trikoja më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand. Ajo u shit të shtunën, në New York.

Artisti kishte arritur suksese të mëdha pas performancës së vitit 1987, por ishte ballafaquar me famën, depresionin dhe varësinë nga droga.

Ai e kishte vrarë veten në prill të vitit 1994, në moshën 27-vjeçare./21Media