Kryeministri i uroi qytetarëve të Podujevës ditën e çlirimit

Kryeministri i uroi qytetarëve të Podujevës ditën e çlirimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot në 20 vjetorin e çlirimit të komunës së Podujevës kujtoi sakrificën e luftëtarëve të Zonës Operative të Llapit.

“Në 20- vjetorin e çlirimit të Podujevës, kujtojmë sakrificën e qytetarëve të kësaj ane dhe të luftëtarëve të Zonës Operative të Llapit që me guximin, trimërinë dhe heroizimin e heronjve i dhanë kuptim përpjekjeve tona për liri! 

Andaj në këtë datë kaq të rëndësishme për popullin tonë, përkatësisht qytetin tuaj Podujevë, ju uroj të gjithë qytetarëve Ditën tuaj të Çlirimit!”, shkroi Haradinaj në facebook.

Sot bëhen 20 vjet kur komuna e Podujevës ishte çliruar nga okupatori serb./21Media