“Për Vendin Tim” do të promovohet në orën 17:00

“Për Vendin Tim” do të promovohet në orën 17:00

Ansambli “Trio Vivo” i përbërë prej artisteve: Lejla Pula në piano, Enkelejda Zajmi Gorani në flaute dhe sopranoja Besa Llugiqi, do të promovojnë CD-n e tyre të parë.

“Për Vendi Tim!” do të titullohet CD-ja, e cila pritet të promovohet më 11 tetor në orën 17:00, në lokalet e Galerisë së Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sportit.

“Trio Vivo” pati performuar në koncertin festiv të fundvitit në Ambasadën e Kosovës në Londër, shkruan rtv21.tv

Ambasadori Lirim Greiçevci pati thënë që të pranishmit në koncert u patën ndarë të mahnitur nga performanca e artisteve kosovare./21Media