Dy skuadrat finaliste në sezonet e fundit në NBA, kanë fituar në ndeshjet e mbrëmshme

Dy skuadrat finaliste në sezonet e fundit në NBA, kanë fituar në ndeshjet e mbrëmshme

Golden State Warriors vazhdon me ecurinë e mirë edhe në këtë sezon të NBA, pasi ka mundur edhe Orlando Magic 110:100 për të marrë kryesimin e Konferencës së Perëndimit me 11 fitore e tri disfata. Pa Stephen Curryn në ekip, kampionët në fuqi të NBA fituan ndaj ekipit nga Florida falë një loje shumë të mirë ekipore, ku katër basketbollistë të pesëshes së parë realizuan pikë dyshifrore, me Kevin Durant që ishte më efikasi me 21 pikë të realizuara.

Fitore e madhe edhe për Cleveland Cavaliers ndaj New York Nicks në “Madison Square Garden”, ku vendasit lëshuan një avantazh prej 23 pikësh të arritur në periodën e tretë, duke humbur në fund 101:104.Një sukses shumë i rëndësishëm ky për Cavs, pas një starti shumë të dobët të sezonit.James realizoi, 23 pikë, 12 asistime dhe 9 kërcime, ndërsa Kyle Korver shtoi edhe 21 pikë të tjera për Cavs.Kjo është fitorja e shtatë për nënkampionët që numërojnë edhe po aq humbje.