Manchester City u mposht nga Wolwes me rezultat 2:0

Manchester City u mposht nga Wolwes me rezultat 2:0

Arsenali dhe Chelsea sot arritën të fitojnë nga tri pikë të tjera, derisa Manchester City u mposht nga Wolwes.

Arsenali arriti të mposhtë Bournemouth me rezultat minimal 1-0 në “Emirates Stadium”.

David Luiz në minutën e nëntë arriti të shënojë fal asistimit të Nicolas Pepe, gol i cili për “Topçinjtë” vlejti tri pikë.

Chelsea arriti të mposhtë lehtësisht Southamptonin me rezultat 1-4.

Golin e parë për “Blutë” e shënoi Tammy Abraham në minutën e 17-të, pas 7 minutave Mason Mount ndryshoi rezultatin në 0-2, pastaj në minutën e 40-të N’Golo Kante shënoi golin e tretë dhe golin e fundit e shënoi Michy Batshuayi në minutën e 89-të.

Ndërsa, golin e nderit për vendasit e shënoi Danny Ings në minutën e 30-të.

Nga ana tjetër Manchester City humbi në ‘shtëpi’ nga Wolwes me rezultat 0-2. Dy golat për mysafirët i shënoi Adam Traore në minutën e 80-të dhe në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali është në vendin e tretë me 15 pikë, një me pak se City që është në vendin e dytë, ndërsa Chelsea në vendin e pestë me 14 pikë.