Haradinaj ngushëllon të afërmit e Gazmend Sinanit

Haradinaj ngushëllon të afërmit e Gazmend Sinanit

Pas vdekjes së basketbollistit, Gazmend Sinani në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë në Gjakovë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimës.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka ngushëlluar Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.

Gazmend Sinani ishte 27 vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja. Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli. Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA./21Media

Vdiq në një aksident basketbollisti Gazmend Sinani