Tronditet adoleshentja nga ajo se çfarë pa

Tronditet adoleshentja nga ajo se çfarë pa

Studentja, 17 vjeçe është sëmurë pasi ka gjetur substanca të trurit të mykur në kartonin e saj që po pinte lëng portokalli.

Lauren Howard, 17 vjeç, derdhi lëngun e portokallit nga kartoni në lavaman për të parë se çfarë kishte brenda pasi jashtë kishte një ngjyra të çuditshme të kuqe e errët, transmeton rtv21.tv.

Ndërsa u përpoq ta hidhte në lavaman ajo gjeti se diçka po bllokonte hapjen, kështu që ajo preu majën dhe u tmerrua kur pa se çfarë ishte brenda.

Nëna e saj Tracy, 48 vjeç, u tmerrua kur gjeti atë që ishte brenda. Lëngu ishte nga kompania Asda.

Asda kërkoi falje për lëngun ‘e dëmtuar dhe të mykur’ dhe tha se asnjëherë më parë nuk ka pasur ankesa të kësaj natyre si dhe ka nisur hetimin se si ka ndodhur e gjithë kjo.

Adoleshentja thotë se lëngu kishte afat deri në tetor të 2019-ës.

Mamaja shkrepi një foto dhe e vendosi atë në Facebook sepse ne nuk mund të zgjidhim se çfarë ishte, ishte aq e rëndë“, ka thënë studentja.

Ne kemi kemi menduar se është tru ose ndonjë mi i ngordhur. Asnjë nga familja jonë nuk do të pijë lëng nga kartoni përsëri kjo është e sigurt”, ka shtuar ajo.

Një zëdhënës i Asda-s ka reaguar menjëherë. “Ne krenohemi që gjithmonë të ofrojmë produkte me cilësi të lartë për klientët tanë dhe ndjejmë shumë keqardhje që kartoni me lëng i blerë nga Znj. Hoëard duket se fatkeqësisht është dëmtuar dhe i mykur”, ka thënë ai.

Duhet të keni kujdes se çka po konsumoni dhe gjithmonë të shikoni kohën e skadimit të produktit./ 21Media