Nuk dihen motivet e ngjarjes

Nuk dihen motivet e ngjarjes

Katër persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, më saktësisht në Lagjen e Mati 1.

Policia e Kosovës e konfirmoi lajmin për rtv21.tv.

Zëdhënësja e Rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti tha se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Ahmeti tregoi se Policia dhe njësitë tjera relevante janë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq motivet ende nuk dihen.

rtv21.tv do të ju mbajë të informuar për këtë ngjarje./21Media